Rrugët e Kazakistanit janë njollosur me gjak në orët e fundit teksa përleshjet mes protestuesve dhe policisë vazhdojnë.
BBC njofton se forcat ushtarake të udhëhequra nga Rusia do të vendosen për të ndihmuar “stabilizimin” e situatës në Kazakistan.
Presidenti Kassym-Jomart Tokayev bëri thirrje për mbështetje nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) ndërsa trazirat mbarëkombëtare për shka të rritjes së çmimit të gazit përshkallëzohen.
Një aleancë sigurie e ish-vendeve sovjetike e udhëhequr nga Rusia do të dërgojë forca paqeruajtëse në Kazakistan, tha të enjten kryeministri i Armenisë, pasi presidenti i Kazaktistani kërkoi ndihmën e tyre në shuarjen e protestave të dhunshme dhe vdekjeprurëse, citon Reuters.
Protestat fillimisht nisën nga rritja e çmimeve të karburantit, por janë zgjeruar më tej duke përfshirë edhe ankesa të tjera politike.
Presidenti Tokayev pohon se trazirat janë vepër e “bandave terroriste” të inskenuara nga të huajt.
Megjithatë, Kate Mallinson, një eksperte për Azinë Qendrore në institutin e ekspertëve për çështjet e jashtme, tha se protestat janë “shenja të zemërimit dhe pakënaqësisë ndaj dështimit të qeverisë Kazhak për të modernizuar vendin dhe për të prezantuar reforma që prekin njerëzit në të gjitha nivelet”.
Në një fjalim televiziv në orët e para të së enjtes, 6 janar, presidenti tha se kishte ka ndihmë nga CSTO – një aleancë ushtarake e përbërë nga Rusia dhe pesë shtete ish-sovjetike, për të ndihmuar në stabilizimin e situatës.
Në përpjekje për të zbutur zemërimin e publikut, Presidenti Tokayev shkarkoi ish-presidentin Nazarbajev nga posti i kreut të Këshillit të fuqishëm të Sigurimit të mërkurën dhe e mori vetë këtë post. Ai emëroi gjithashtu një udhëheqës të ri të Komitetit të Sigurimit të Shtetit, pasardhës i KGB-së së epokës sovjetike, dhe hoqi nipin e zotit Nazarbajev nga posti numër dy i komitetit.
Kabineti i Presidentit Tokayev gjithashtu dha dorëheqjen.
Por protestat vazhduan dhe demonstruesit morën nën kontroll aeroportin në Almati, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha një burim i njohur me këtë çështje për agjecinë e lajmeve Reuters. Fluturimet u anuluan.
Interfax citoi një zyrtar të thoshte se aeroporti ishte pastruar më pas nga protestuesit.
Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë raport.
Më parë, policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve në Almati, por më pas u tërhoq.o.news.