Tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur sonte në Pejë, në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”.
Lidhur me gjendjen e tyre, detaje ka dhënë Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Në njoftim thuhet se tre të plagosurit janë dërguar në QKUK.
“Njëri nga ta në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.