Mediat në Greqi kanë publikuar një video ku shihet se si një 54 vjeçar me thikë në dorë, e ndjek ish bashkëshorten e tij 48 vjeçare, transmeton Kosova Post.
Në video i shihet qartë thika e gjatë në dorë, ndërsa e ndjek, por edhe pasi kthehet.
Rastin e ka raportuar në polici pronari i biznesit ku edhe është kryer krimi. Sipas tij, vajza e madhe e çiftit, bashkë me nënën e saj, e kishin raportuar disa herë të dyshuarin për dhunë në familje.
Ngjarja bëri jehonë edhe pasi kryesi i krimit, qëndroi buzë një shkëmbi për orë të tëra, duke i kërcënuar të gjithë ata që i afroheshin, se do të bënte vetëvrasje në rast se do të provonin të hidhnin ndonjë hap.
Për më shumë, shihni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=frCLOujZUII&t=42s