Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj i ka dërguar të fala Drenicës, ndërsa po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku shkoi për inaugurimin e presidentit Donald Trump.
“Drenicë, zemra mal…Të fala nga Amerika!”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke ndarë fotografi nga tubimi që ky koalicion e mbajti të dielën në Skënderaj.
Haradinaj ka treguar më herët se ka zhvilluar disa takime në SHBA.
“Jam thellësisht i nderuar të fillojë këtë fundjavë festive të inaugurimit te Presidentit Trump, me ftesë të miqve tanë na Iowa e në shenjë të këtij momenti historik. Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme të takohesha me Matthew Whitaker, i përzgjedhur i Presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Senatoren Joni Ernst dhe Kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa e ShBA”, tha ai ndër tjerash në një postim në Facebook t1% dielën.
“Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit steategjik mes dy vendeve!”, tha Haradinaj.