Holanda e ka mposhtur me rezultat 0-3 Rumaninë në 1/8-tën e finales në kuadër të Euro 2024.
Golin e parë për “Tulipanët” e shënoi Gakpo në minutën e 20-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Kurse në minutën e 63-të, Gakpo shënoi sërish por që goli u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa 20 minuta më vonë epërsinë e dyfishoi Malen.
Malen shënoi edhe një herë në minutën e 93-të, për ta vulosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Holanda do të takohet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Austri – Turqi, të cilën mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion/kk

























