Türkiye do të mbajë ditë zie të mërkurën për shkak të zjarrit që shpërtheu në një hotel në provincën Bolu, duke marrë jetën e të paktën 66 personave, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, transmeton KosovaPost.
Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdoğan i kërkoi botës arabe dhe islame ta mbështesin rimëkëmbjen e Sirisë “përpara të tjerëve”, ndërsa shteteve perëndimore u bëri thirrje t’i heqin sanksionet e vendosura ndaj vendit të shkatërruar nga lufta.
Lidhur me armëpushimin në Gaza, Erdoğan tha se pamjet nga shkëmbimi i të burgosurve tregojnë se kush e vlerëson dinjitetin njerëzor dhe kush e shpërfill atë.
“Vëllezërit dhe motrat tona në Gaza kanë paguar një çmim të rëndë, por ata as nuk janë përkulur para hajdutërisë dhe as nuk janë dorëzuar para politikës së masakrës”, shtoi ai.
Türkiye do t’i përshpejtojë përpjekjet e saj për të hapur rrugën për paqen e qëndrueshme në rajon, “duke e konsideruar armëpushimin si një mundësi” në Gaza, tha presidenti turk./AA