Mbrëmjen e sotme mediat vendore raportuan për një trup të pajetë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Madje u aludua edhe për një vrasje, për çka u publikuan edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shiheshin njësitë policore dhe Ambulanca.
Mirëpo, një gjë të tillë e hedh poshtë Policia e Kosovë, e cila për Arbresh.info kanë dematuar këto raportime duke thënë se bëhet fjalë për një skenë filmike.
“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Prishtinë”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.