Koloneli i policisë së Kosovës, Lumni Graishta, u raportua se po kërkohet nga Serbia bashkë edhe me disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 30 korrik, Serbia e ka dërguar një listë në Interpol, në mesin e të cilëve është edhe emri i kolonelit të Policisë së Kosovës.
Graishta tha për Klankosova.tv se “zyrtarisht nuk është në dijeni”.
“Edhe unë e kam lexuar në media lajmin se po kërkohem. Zyrtarisht nuk kam ndonjë informacion, por për neve nuk pritet më mirë nga Serbia”, tha Graishta.
Koloneli si i ri ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë si pjesëtar i UÇK-së.