Bombardimi i Ishullit të Gjarpërinjve, që shndërroi në heronj 13 marinarët që sipas rrëfimit zyrtar nuk i ishin dorëzuar agresorëve rusë, ishte një nga episodet qemë shumë u pasqyruan nga mediat ndërkombëtare.
Por gjithçka po shfryhet orët e fundit, edhe pse komunikata e Forcave Detare ukrainase përbën një lajm të gëzuar për familjarët e atyre ushtarakëve kurajozë.
Sipas vetë ukrainasve, 13 ushtarakët pësuan një bombardim por nuk kanë humbur jetën siç mendohej, madje janë arrestuar nga forcat ruse. Autoritetet do t’i kërkojnë rusëve rikthimin e tyre pranë familjeve.
Luftanija ruse vret ushtarët ukrainas, refuzuan të dorëzoheshin: Nuk duam ta dimë kush jeni
Presidenti Volodymy Zelensky një ditë pas shpërndarjes së lajmit i kishte shpallur ato heronj të Ukrainës.a2cnn.