Mbrëmë në orët e vona është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e një fermeri nga Strellci i Epërm i Deçanit. Fermeri ka treguar se si pasojë e sulmit janë mbytur 12 krerë delesh.
“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, citohet të ketë thënë fermeri ndërsa dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka sulmuar.
Sipas Komunës së Deçanit, drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku. Pronari i kësaj ferme ka tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët pasi që ujku mund t’i sulmojë edhe kopetë tjera që ka ky fshat./21Media
Lexo me shume: https://rtv21.tv/ujqit-mbysin-12-dele-ne-decan/RTV21.tv