Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se sot është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2021-2022, transmeton Kosova Post.
Në njoftimin e bërë nga UP-ja thuhet se 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në këtë afat të dytë.
“Të dashur maturantë, ju njoftojmë që UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22 – afati i II-të. 2705 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot”, thuhet në njoftim./KosovaPost/