Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asambleisti aktual i kësaj partie në Prishtinë, përkatësisht doktori i spikatur, Arbër Vokrri, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, që kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismalit, nëntekstshëm t’ia kontestojë denjësinë për t’i përfaqësuar qytetarët e Prishtinës, transmeton Kosova Post.
Sipas Vokrrit, kandidati aktual i PDK-së, Uran Ismaili, për sa kohë ka qenë asambleist në Komunën e Prishtinës , asnjëherë nuk e ka ndërmarrë mundin të përfshihet në ndonjë diskutim.
“Uran Ismailin e kom pasë koleg asambleist 2 vjet. Kurrë gojën s’e ka çelë për Prishtinën” – ka shkruar përfaqësuesi i Vetëvendosjes. Kujtojmë se Dr. Arbër Vokrri është kandidat për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.Kosova Post.
Arbër Vokrri
Përgatiti; Labinot Balaj