Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e postit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se pret me padurim të punojë me Mickoskin, derisa ka përmendur edhe rrugën Prizren- Tetovë.
Për më tepër shefi i qeverisë thekson se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinj të afërt por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientimin drejt NATO-s, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian
“Urime për Mickoskin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinj të afërt por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientimin drejt NATO-s, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian. Nga rruga Prizren- Tetovë te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, është shprehur kryeministri Kurti.