Në kuadër të raporti të saj 24 orësh, Policia e Kosovës, njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njejti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike karshi nënës së tij, transmeton Kosova Post.
Dënoncimin tek oragnet e ka bërë pikërisht viktima, përkatësisht nëna e tij, e cila ka raportuar, se në vazhdimësi është duke iu nënshtruar dhunës psiqike të djalit të saj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për 6 orë mbahet në ndalim policor.