Rasti i zhdukjes së vajzës nga Vitia, i raportuar para disa ditësh në polici, ka marr një tjetër kthesë dramatike, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ajo është gjetur, mirëpo ka deklaruar se është dhunuar nga një i dyshuar.
“Viti 04.11.2021-19:00, Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./KosovaPost/