Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajit, Valon Ramadani, ka shaplosur prioritetin e radhës në kuadër të alterantivës së tij qeverisëse, përkatësisht segmentin e programit për punësim dhe biznes.
Në kuadër të këtij plani të prezantuar nga Ramadani, parashihën këto pika si në vijim:
-Zyra për investime të huja dhe donacione;
–Lagjia argëtuese, nga e cila garantohen qindra vende pune për të rinjt;
-Ndërtimi i parkut të teknologjiës moderne;
-Tregje të igjelbërta të mbulaura; dhe shume segmente të tjera që janë në shërbim të jetësimit të këtij plani zhvillimor për Komunëne Ferizajit.
Sipas Ramadanit, Ferizaji do të jetë qendra e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, sepse do t’i përkrahim me masa konkrete investuesit, sipërmarrësit, bizneset e vogla e të mesme dhe prodhuesit vendorë.