Vazhdojnë protestat para Kuvendit kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Vazhdojnë protestat para Kuvendit kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë

Një grup i qytetarëve edhe sonte protestojnë para Kuvendit kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Për dallim nga dje, deri tani protestat raportohet të jenë të qeta.

Protestuesit lëshojnë muzikë patriotike dhe kërkojnë mbështetje nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Protesta e sotme është e qetë për dallim nga ajo e ditës së djeshme kur për shkak të sjelljes së dhunshme, shtyrjes së barrikadave, gjuajtjes së gurëve dhe mjeteve piroteknike drejt Kuvendit dhe policisë, u arrestuan 26 persona, ndërsa u raportua për shtatë polic të lënduar.