Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur nëpërmjet raportit ditor se sot 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe është shënuar 1 rast vdekje gjatë 24 orëve të fundit, shkruan KosovaPost.
Të dhënat nga raporti 24 orësh:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
Në total numri i rasteve aktive është 9.771.