Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës (M.Sh), në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), ka njoftuar se edhe në 24 orët e fundit, janë regjistruar viktima të reja si dhe të infektuar të shumtë me COVID-19, transmeton Kosova Post.
Ky është raporti i plotë i IKShPK-së për 24 orët e fundit:
04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.534.