Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të vdekjes dhe mbi 2200 raste pozitive me koronavirus, raporton Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë (MSh), bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), ka informuar se numri i të vdekurve dhe të infektuarve brenda 24 orëve, mbetet i lartë.
Ky është raporti i plotë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 16.341.