Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar 3 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.484, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.454.
Gjithashtu janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.903 dhe raste aktive aktualisht janë 127.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.027 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 771.586 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe në total janë kryer 862.628 doza të vaksinës ndaj COVID-19, ndërkohë prej tyre 351.453 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.(AA)