Një femër në Skenderaj ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku i është keqësuar gjendja.
Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar për trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti u raportua si “Vdekje e dyshimtë”.