Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Spitalin e Pejës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës një pacient i cili ishte në tretman mjekësor ka vdekur, shkruan lajmi.net.
Policia i ka vlerësuar rrethanat e vdekjes si të dyshimta dhe e ka cilësuar rastin si hetim i vdekjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.