Një mërgimtar ka vdekur në Podujevë derisa po udhëtonte me familjen e tij për në perëndim, raporton Kosova Post.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimës i është përkeqësuar gjendja teksa ishte në veturë me familje dhe në ato momente ka ndërruar jetë.
“Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion/KosovaPost/