Njëri nga tre personat e plagosur në Komunën e Vitisë, ka ndërruar jetë disa çaste më parë.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë për lajmi.net se përkundër ndihmës së mjekëve në Qendrën Emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, njëri nga të plagosurit, banor i Vitisë, ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë:
“Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshimta lidhur me rastin plagosje me armë zjarri” Ju informojme se me 13 korrik 2021 rreth orës 11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë .
Sipas informatat e të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri, dy nga ta në gjendje të rëndë, gjersa i treti me lëndime të lehta. Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë.
Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndërruar jetë.
Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritur ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë .
Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit.l.net.