Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas dje ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet e 17 tetorit.
Pra, kandidati i LVV-së për Drenasit do të jetë Fejzi Kiqina.
Ai është vëllai i dëshmorit, Rasim Kiqina. Lajmin e kanë bërë të ditur ish-kandidati i LVV-së për Drenas, Shemsi Elezi.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Drenasit aktivistë dhe aktiviste të Lëvizjes VETËVENDOSJE! , sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet per zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.
Përmes demokracisë së brendshme sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua per kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit.
Nga sot e kemi kandidatin për kryetar të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Fejzi Kiqina.
Poashtu zgjedhjet u kryen me sukses edhe për Listën e kandidatëve per asamble komunale.
Ne e kemi kandidatin më të mirë dhe Listën për asamble komunale.
Urime kandidatit për kryetar Fejzi Kiqina dhe të gjithë kandidatëve për asamble komunale.
Me këtë ngjarje besojm se kemi arritë që të përmbushim kërkesat e qytetarëve të Drenasit që të prezantojmē kandidat për kryetar njeriun e duhur.