Arabia Saudite njoftoi se kërkesa për vaksinim, test PCR dhe karantinë për vizitat në Umra dhe Haxh është hequr plotësisht, njofton Kosova Post.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite, thuhet se kandidatët për pelegrinët e Haxhit dhe Umrasë që vijnë nga jashtë vendit mund të hyjnë në vend pa pasur nevojë për vaksinim, PCR dhe karantinë.
Ministria deklaroi se pelegrinët dhe vizitorët e pavaksinuar do të lejohen të hyjnë në Arabinë Saudite.
Në deklaratën e Presidencës së Haremeyn, thuhet se shkalla e vaksinimit në vend ka arritur në 99 për qind, ndërsa shkalla e pozitivitetit ndaj COVID-19 është nën 5 për qind./KosovaPost/.