Në fshatin Strellc, është vendosur guri themeltar për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, shkruan Kosova Post.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se cilësia e jetës së strellcjanëve po ndryshon për të mirë, ashtu sikur po ndryshon cilësia e jetës së qytetarëve tanë anë e kënd Kosovës.
“Në Strellc, në fshatin e madh e të njohur në Dukagjin e më gjerë, sot, e vendosëm gurin themeltar për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Cilësia e jetës së strellcjanëve po ndryshon për të mirë, ashtu sikur po ndryshon cilësia e jetës së qytetarëve tanë anë e kënd Kosovës.
Qeverisja jonë, përkushtimi për shtetin, nuk është fjalë goje apo parullë e fushatave, është punë jona ditore, punë jona e qëndrueshme.
Sot qytetarëve të kësaj treve, shpejt do t’i ofrohet objekti ku do të marrin përkujdesje shëndetësore, do të ketë profesionist shëndetësor për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, duke shtuar cilësinë e jetës.
Urime fillimi i ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Bashkë i’a dalim”, ka shkruar Zemaj.