Ish ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, aktualisht deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar ashpër ministrin aktual të shëndetësisë, z. Arben Vitia, transmeton Kosova Post.
Ai e akuzoi Ministrin Vitia, i cili me aq lehtësi, sipas tij, po deklaron se situata është nën kontroll: “Aq lehtë po shkelë mbi viktima, aq lehtë po thua se u tejkaluar pandemia.”
Zemaj ia kujtoi se viktimat kanë qenë të rinj dhe të reja:
“Të kanë vdekë para syve z. ministër, të rinj dhe të reja”. Sipas Zemajt, të thuash se për 48 ditë është vënë nën kontroll gjithçka, është e paqëndrueshme.
“Më datën 11 i ke lirue masat… i ke çue njerëzit drejt vdekjes!” – tha ai.
Ministri Vitia iu kundërpërgjigj duke i thënë se:
“Përveç që nuk keni bërë thirrje për vaksinim, nuk keni siguruar as vaksina”.
Vitia ia ktheu se, nëse vërtetë brengoset për qytetarët, le të bëjë thirrje për vaksinim./KosovaPost/