Venezuela njoftoi se ka formuar një komision për të ndriçuar ngjarjet historike të përjetuara në periudhën e administrimit kolonial, transmeton Kosova Post.
Presidenti Nicolas Maduro në një konferencë për media në pallatin Miraflores vuri në dukje se në kanë formuar një komision historik. “Këtu ka një komision që do të hetojë të vërtetën e kolonializmit evropian. Nga Spanja, Portugalia dhe Evropa do të kërkohet drejtësi për Amerikën Latine për krimet, gjenocidet dhe plaçkitjet e tyre”, tha Maduro.
Duke rikujtuar se më 12 tetor 2021 i ka dërguar një letër Mbretit të Spanjës për shkak të krimeve dhe gjenocideve të kryera ndaj popujve amerikanë, Maduro informoi se kërkesat për dëmshpërblim dhe falje vazhdojnë.
Ministri i Kulturës, Ernesto Villegas tha se janë takuar me politikanë, historianë, shkrimtarë, hulumtues, antropologë dhe filozofë të ndryshëm dhe se kanë formuar komisionin e të vërtetës.
Maduro në një deklaratë më 13 tetor 2021 tha se Spanja duhet të kërkojë falje për gjenocidin 500 vjeçar që filloi kundër popujve vendas në periudhën koloniale.
Një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga Meksika
Presidenti i Meksikës, Manuel Lopez Obrador në një deklaratë më 26 mars 2019 tha se Spanjës dhe Vatikanit i ka dërguar një letër që ata të kërkojnë falje zyrtare për pushtimin që Spanja ka bërë në kontinentin e Amerikës në fillim të shekullit 16 dhe për krimet e kryera ndaj popujve vendas.aa