Numri i infeksioneve me koronavirus është rritur krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 39 raste të reja me Covid nga 3169 testime testime të kryera.
Sot është shënuar vetëm një viktimë si pasojë e virusit. Bëhet fjalë për një një 72 vjeçare nga Fieri, e cila nuk ka mundur të fitojë betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 126,405 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 71 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.abcnews