Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili kishte kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë.
“Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar”, ka njoftuar policia. Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


























