Florim Kurti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili ka marrë pjesë në vitin Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik, në kuadër të Brigadës 128, është i është futur garës për zgjedhjet komunale, për t’u bërë pjesë e asamblesë Komunale të Prishtinës, transmeton Kosova Post.
Kurti i cili i ishte bashkuar UÇK-së duke ardhur nga Gjermania, është prind i tre fëmijëve dhe jeton në Lagjen Mati në Prishtinë.
Kurti vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa premton se do të angazhohet për një sërë çështjesh që do ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të kryeqytetit.
Kurti është zotuar, se nëse do jetë pjesë e Asmblesë në Prishtinë do të angazhohet në respektimin e ligjshmërisë dhe aplikimin e rregulloreve të Komunës në lëmin e ruajtjes së qytetit nga degradimi dhe tejkalimi i lejeve të ndërtimit, si dhe për mbrojtjen e ambientit.
Ai më tej ka thënë se do do të angazhohet në ndërtimin e shkollave të reja në mandatin katër vjeçar.
Kurti ka thënë se do të angazhohet që në lagje të Prishtinës kudo të shtrihet ndriçimi publik, si dhe krijimin e parkingjeve publike.
Ai, po ashtu është zotuar që nëpër lagje të ketë më shumë çerdhe publike dhe ato në komunitet.
Florim Kurti, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje mban numrin 21./KosovaPost/