Vetëvendosja pret në takim Shaip Kamberin e përfaqësues të PVD-së

Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, këshilltari i zv.kryeministrit Bislimi, Ragmi Mustafi dhe sekretari organizativ i PVD-së, Rahim Salihi, përcjell KosovaPost.

Lidhur me takimin ka njoftuar sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Alim Rama.

“Pas zgjedhjeve të përgjithshme atje, brenda pak kohësh Lugina do t’i nënshtrohet edhe procesit të zgjedhjeve lokale për çka i uruam, po ashtu sukese të radhës e punë të mbarë në procesin elektoral.  Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare që pos dimensionit politik progresiv mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare dhe avokojnë të drejtat e komunitetit shqiptar kudo”, thuhet në postimin e Alim Ramës në Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika