Sikurse në çdo fushë tjetër, edhe në atë të futbollit përgjatë vitit 2021 kishte sfida e suksese, suksese këto të cilat dikujt i ‘rikthyen’ gëzime dhe emocione të cilat nuk mund të i ndjenin për shumë kohë, e dikush edhe për 7 vite me rradhë, shkruan KosovaPost.
Prej skuadrave të cilat e përjetuan gëzimin e suksesin padyshim që është skuadra e AC Milan, e cila tek pas 7 vitesh ‘luftë’ u rikthye në Ligë të Kampionëve, veçse kthimi këtu do t’i kishte kushtuar skuadrës së AC Milan, pasiqë u fut në grupin e ‘vdekjes’, grup ky në të cilin bënin pjesë Livepool, Athletico Madrid dhe Porto.
“Rossonerët” nuk ia dolën të kalonin grupin e vdekjes, kjo pasiqë në ndeshjen e fundit, e cila cilësohej shumë shpresëdhënëse për ta, ajo ndaj Liverpool, u mundën në “San Siro” me rezultat përfundimtar 1-2, e kësaj fitoreje dikush iu gëzua, ishte klubi i ‘Atletit’ të cilët u ngjitën në pozitën e dytë në grup, poshtë Liverpoolit, ku kjo e fundit nuk e pësoi as edhe një humbje të vetme në fazën e grupeve.
‘Fitore’ e milanistëve në vitin 2021 konsiderohet të jetë edhe triumfi ndaj skuadrave të mëdha në Itali, ku nuk është mposhtur nga asnjëra nga to, pastaj fitorja në Madrid të Spanjes konsiderohet të jetë një hakmarrje e tyre ndaj klubit të menaxhuar nga Simeone.
Vlen të theksohet se blerja e lojtarëve të rëndësishëm si Fikayo Tomori, Sandro Tonali e disa huazime të tjera, pastaj lidhja me 25 partnerë të ndryshem komercial mund të bëjnë Milanin si një skuadër shumë të sukseshme, krahasuar me situatën e mëparshme në të cilën gjendeshin vitet paraprake.