Arben Vitia, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për kandidaturën e tij, projektet dhe synimet që ai ka nëse zgjidhet si kryetar i kryeqytetit në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor 2021.
Vitia në intervistë për telegrafin ka folur për problemet kryesore në Prishtinë si kaosi në komunikacion, problemet me transportin publik, zhvillimin ekonomik dhe investimet kapitale në kryeqytet.
Gjithashtu kandidati i LVV-së ka folur edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, start-up e rinj, mungesën e shkollave, investimet në shëndetësi, arsim, ambient, mungesën e parkingjeve, qasja në ngrohtoren e qytetit etj.