Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha sot se vizitat e paralajmëruara në Prishtinë dhe Beograd, të emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit special të presidentit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë përgatitje për një vazhdim të mundshëm të dialogut.
Këtë deklaratë Drecun e bëri në TV Pink.
Një ditë më parë kryediplomati evropian Josep Borrell konfirmoi se Lajçak dhe Escobar të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën.
Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Escobar një ditë pas vizitës në Kosovë do të shkojnë në Serbi.
Këtë Borrell e tha në një konferencë të përbashkët që pati të martën me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit që e kishin në Bruksel.
Para një jave, Klan Kosova raportoi për ardhjen e dyshes euro-amerikane në Prishtinë e Beograd.
Për detaje ndiqeni kronikën më poshtë: