Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar Florian Qehajën për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Arbresh.info nga burimet të afërta mëson se ky emër është propozuar nga Vjosa Osmani si u.d. Presidente, por që nuk po mbështetet edhe nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Florian Qehaja është drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
Derisa, Avdullah Hoti ka propozuar Latif Merovcin, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institucion.
Ndryshe, drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.