Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë takimit të thirrur nga kryeministri britanik, Keir Starmer në Londër tha se Evropa duhet të forcojë ushtrinë e saj dhe t’i rris shpenzimet në mbrojtje.
“Bëhet fjalë për sigurinë e BE-së dhe ne duhet, në kushtet që jetojmë, të përgatitemi për më të keqen,” theksoi ajo, duke dërguar një mesazh për Shtetet e Bashkuara: “Jemi gati, së bashku me ju, për të mbrojtur demokracinë”.
Dhe po ashtu, as SHBA-të dhe Ukraina nuk mundën të gjejnë një gjuhë të përbashkët, shkruan gazeta express.“Duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të forcës. Kjo do të thotë që ata mund të forcohen dhe mbrohen vetë. Në thelb, bëhet fjalë për të bërë Ukrainën një “iriq prej çeliku” që është e pathyeshme për pushtuesit e mundshëm”, shtoi von der Leyen.G