Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pozitivisht ndaj zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke e cilësuar situatën si një lajm të mirë për vendin.
Ursula von der Leyen theksoi se kalimi i pushtetit të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale, ka qenë paqësor.
“Falë këtij zhvillimi pozitiv, Bashkimi Evropian do të ecë përpara me procesin e heqjes së masave ndaj Kosovës:, ka theksuar ai.
Sipas von der Leyen, BE planifikon të ofrojë 216 milionë euro ndihmë financiare, ndërsa 205 milionë euro pritet të lirohen në fillim të vitit të ardhshëm.
Ky vendim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

























