Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premteje pranë Gjykatës së Tiranës. Një person mbeti i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, në afërsi të gjykatës. Burime paraprake për tvklan.al thonë se një person ka hapur zjarr duke vrarë ish-dhëndrin e tij, të identifikuar paraprakisht me inicialet K. S. dhe duke plagosur avokatin e viktimës.
Mësohet se çifti ishte në proces divorci. Sa i përket avokatit që mbeti i plagosur ai është ish-prokurori Adriatik Cama. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori mësohet qëlloi me pistoletë ndërkohë që viktima dhe avokati i tij ndodheshin të ulur në lokal. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë.