Një person është vrarë sonte në Drenas, ndërsa një tjetër ndodhet në QKUK duke u trajtuar për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga arma e zjarrit.
Viktimat janë të gjinisë mashkullore, ndersa sipas informacioneve te para dyshohet se jane babë e djalë.Sipas këtij burimit të Expressit dyshohet se personi qe i ka gjuajtur me armë zjarri eshtë fqi i tyre.
I njëjti po kërkohet nga policia. Policia ka thënë se lidhur me rastin do të prononcohen pas pak.
Motivet e ngjarjes janë akoma të panjohura.