Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, anulimin e takimeve të djeshme të Aleksandër Vuçiqit, e arsyeton me gjendjen shëndetësore, ndërsa ka treguar se presidenti ishte me grip dhe se i kishte rënë imuniteti për shkak të stresit, transmeton Kosova Post.
“Ne biseduam deri vonë natën. Fatkeqësisht, ai nuk po pushon, do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën presion të tmerrshëm tani për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Unë nuk mendoj se ai nuk flinte natën, mori gripin. Sistemi i tij imunitar është dobësuar, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres, “tha Brnabiq në TV Hepi.
Bërbaniq,theksoi tutje se pavarsisht shëndetit të tij, presidenti vazhdoi të punojë dhe se ai tashmë kdo të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, me të cilën do të nënshkruante një kontratë për ndërtimin e autostradës Nish-Merdare-Prishtinë-Durrës të enjten.sh.o./Kosova Post/