Presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, i cili siguroi se Rusia do t’i përmbahet marrëveshjes dhe se Serbia do të ketë mjaft gaz këtë dimër, dhe të dy shtetarët diskutuan një marrëveshje që siguron gaz shtesë për Serbinë, transmeton KosovaPost.
Në bisedë u theksua gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm të ngushtë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në të gjithë spektrin e çështjeve të agjendës bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
Vuçiq falënderoi Putinin për dorëzimin e raketave antitank Cornet, duke vlerësuar se këto raketa të prodhimit rus janë më të mirat në botë dhe si të tilla, një përforcim i madh për ushtrinë serbe.
Cornetët, kujtoi ai, kanë një emër tjetër – “vrasës tankesh”. Vuçiq dhe Putin diskutuan edhe për situatën energjetike në Evropë dhe botë, duke vazhduar bisedën e zhvilluar një muaj më parë në Soçi./KosovaPost/.