Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka treguar se në takimin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz kanë folur për luftën në Ukrainë dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor.
“Scholz e përsëriti disa herë se është i bindur për të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”.
Ndër të tjera ai ka thënë se si çështje para kancelarit gjerman e ka ngritur si problem marrëdhëniet rajonale me të cilat përballet Beogradi, por që ka premtuar se Serbia nuk do të shkaktojë telashe.
“Serbia nuk do të jetë shkaktare e problemeve dhe në këtë kuptim, Ballkani Perëndimit do të jetë stabil dhe paqësor”, ka shtuar Vuçiq.
Ai më tej e ka quajtur Gjermaninë si partnerin kryesor ekonomik të Serbisë.