Vuçiq tha se përgatitjet për bisedimet në Moskë janë duke u zhvilluar dhe se nga gazi varet nëse do të kemi energji elektrike, transmeton Kosova Post.
“Unë thashë se do të shkoj në Moskë dhe do të kthehem, siç thonë njerëzit tanë, ose si kolonel ose si i vdekur”, thotë Vuçiq.
Ai tha se kontrata për importin e gazit nga Rusia skadon në fund të vitit, por se tani do të kërkojë rritje të dërgesës, urgjentisht sepse rezerva nga magazina në Banatski dvor zbrazet çdo ditë.
“Serbia dhe Ukraina kanë rrymën më të lirë në Evropë, dhe gazi është ndër më të lirat. Serbia paguan 270 dollarë për 1000 metër kub, ndërsa sot është rritur nga 960 në 1100 dollarë për 1000 metër kub. Ne po tërheqim investitorë me çmimin e ulët të rrymës dhe gazit”, tha Vuçiq, i ftuar në Televizionin Happy.sh.o/KosovaPost/