Është arrestuar një burrë nga Vushtrria, pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë bashkëshorten dhe pastaj veten.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh thekson se ngjarja kishte ndodhur të shtunën dhe se viktima e i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK.
“Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.”, njofton PK.
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.