Sot është mbajtur vazhdimi i seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, shkruan Kosova Post.
Gjatë kësaj seance nuk është votuar Projektligji për Vlerat e UÇK-së dhe projektligji në fjalë në Kuvendin e Kosovës mori vetëm 36 vota pro.
I njëjti nuk u votua nga LDK dhe VV, parti të cilat abstenuan.
Si i tillë, ky projektligj do të vihet sërish në votim në njërën nga seancat e radhës.