VV: Grafiti pas Teatrit, paralajmërim i pushtetit se mund të përsëriten aktet si ai ndaj Deharit

VV: Grafiti pas Teatrit, paralajmërim i pushtetit se mund të përsëriten aktet si ai ndaj Deharit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka akuzuar partitë në pushtet se përveç që ia kanë ‘marrë’ Astrit Deharin, gjëra të njëjta janë duke planifikuar edhe për të gjithë ata që ua prishin planet, shkruan KosovaPost.


Aliu në një konferencë për media, shpalosi një grafit të vendosur prapa Teatrit Kombëtar. Sipas tij, ky grafit është dëshmia se çfarë ka ndodhur me aktivistin e LVV-së, Astrit Dehari. Ai me këtë grafit, aludoi se mund të ndodhin veprime të ngjashme sikurse me Astrit Deharin edhe në të ardhmen ndaj pjesëtarëve të tjerë të VV-së


Më tutje, ai iu bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse që të merren me rastin në fjalë.