Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë qëndrim që t’i mbështet subjektet e majta në Francë nën emrin “Nouveau Front Populaire”.
Tutje, VV-ja u shpreh e bindur që populli francez, përmes zgjedhjeve dhe rrugëve demokratike do të reduktojë mbështetjen e, sipas tyre, kërcënimit të ekstremit të djathtë.
“Për këtë gjë, si asnjëherë më parë, është e nevojshme dhe e domosdoshme bashkimi i të majtës socialdemokrate si e vetmja mundësi për të ruajtur vlerat që janë ndërtuar me mund dhe sakrificë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore”.
“Pas triumfit mbi këtë kërcënim që vjen nga ekstremi i djathtë, është e domosdoshme që forcat politike progresiste jo vetëm në Francë por kudo në Evropë, të krijojnë vizione të reja që mbajnë shpresat dhe ruajnë vlerat demokratike për një të ardhme të përbashkët të të gjithë popujve e shteteve në Bashkimin Evropian, familje kjo ku aspiron të bëhet pjesë një ditë edhe Republika e Kosovës”, thuhet në reagim